Trafiku çnjerëzor vret njerëz

Amerika

Trafiku çnjerëzor vret njerëz

Nga: Alban Dega Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:29
Ilustrim

Katër persona, duke përfshirë një foshnjë dhe një adoleshent, u gjetën të vdekur nga moti i ftohtë pranë kufirit SHBA-Kanada dhe një burrë nga Florida kapet e po përballet me akuza federale për kontrabandë me qenie njerëzore, ndërsa autoritetet në të dy shtetet e përshkruajnë ate si një orvajtje të dyshuar e të dështuar për kalimin e kufirit.

Policia Mbretërore Kanadeze tha se viktimat u gjetën rreth 40 metra në veri të kufirit ndërkombëtar dhe besohet të ken qene pjesë e një grupi që kalonte nga Kanadaja në SHBA të mërkurën.

Zyrtarët kanadezë thonë se grupi ka të ngjarë të ketë vdekur nga të ftohti ekstrem. Të vdekurit u gjetën pranë qytetit Emerson, Manitoba, i cili është afërsisht 150 milje në veri të Fargo, Dakota e Veriut.

Në anën amerikane të kufirit, një burrë nga Florida u akuzua të enjten për trafik qeniesh njerëzore. Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Minesotës tha se Steve Shand, 47 vjeç, u paraqit në gjykatë të enjten.

Shand u ndalua nga Patrulla Kufitare e SHBA më pak se një milje në jug të kufirit SHBA-Kanada, duke drejtuar një furgon me 15 pasagjerë. Agjentët gjetën dy emigrantë pa dokumente nga India brenda furgonit, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Patrulla Kufitare arrestoi Shandin për kontrabandë të shtetasve të huaj pa dokumente. Ndërsa ai po transportohej në një burg, forcat e rendit panë pesë emigrantë të tjerë indianë rreth një çerek milje në jug të kufirit kanadez, duke ecur në drejtim të vendit ku u arrestua Shand.

Grupi u tha forcave të rendit se ata kishin ecur përreth për 11 orë dhe kaluan kufirin duke pritur që dikush t'i merrte.

Ata po shfaqnin shenja të rënda të hipotermisë dhe ngricave nga ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem dhe të erës, tha Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA. Dy u dërguan në spital.

Një nga anëtarët e grupit tha se ai mbante çantën e shpinës për një familje prej katër anëtarësh që kishte ecur me grupin e tij më parë, por u ndanë gjatë natës. Çanta e shpinës përmbante rroba për fëmijë, pelena, lodra dhe disa ilaçe për fëmijë, tha Departamenti i Drejtësisë.

Ndihmës Komisarja e Policisë Mbretërore Kanadeze, Jane MacLatchy, tha në një konferencë shtypi të enjten se kjo tragjedi dyshohej te ishte shkaktuar nga trafiku i qenieve njerëzore. "Ne jemi shumë të shqetësuar se kjo tentativë kalimi mund të jetë lehtësuar në një farë mënyre nga fakt se këta individë, përfshirë një foshnjë, u lanë vetëm në mes të një stuhie te ftohti polar."

Shand u mbajt në paraburgim të enjten vonë. Autoritetet pretendojnë në dokumentet e gjykatës thone se Shand ka të ngjarë të jetë përfshirë në kalime të tjera kufitare, duke përfshirë dy incidente të fundit në dhjetor.

Që nga e enjtja pasdite, kërkimi në anën kanadeze të kufirit ka përfunduar, tha MacLatchy për USA TODAY.

Njerezit qe kishin kaluar nëpër fusha bujqësore të mbuluara me borë qe shkonte deri në bel, jane përballur me "debore te madhe" dhe temperatura nën -40 gradë, si pasojë e ererave te forta.

MacLatchy shtoi se ky është kalimi i parë kufitar që shkon nga veriu në jug që ajo ka parë në juridiksionin e saj.

Më parë, numri i njerëzve të kapur për kalim të paligjshëm nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara përgjatë kufirit të saj verior u rrit rreth vitit 2020, sipas të dhënave federale.

Në atë kohë, Associated Press raportoi se disa migrantë nga Meksika duket se e kishin më të lehtë për të kaluar kufirin verior sesa kufirin jugor, për një sërë arsyesh.                               

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat