​Pentagoni: Mbi 8 mijë trupa në gatishmëri nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet

Amerika

​Pentagoni: Mbi 8 mijë trupa në gatishmëri nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:52
​Pentagoni

Pentagoni ka bërë të ditur se rreth 8 mijë e 500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri në ShBA në rast se NATO aktivizon Forcën e Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby, tha se “trupat janë kryesisht forca tokësore që mund të sjellin një mori aftësish në arenën evropiane nëse është e nevojshme, përfshirë në logjistikë, mjekësi, aviacion, inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim”.

“Tani është marrë vendimi për t’i vënë këto njësi në gatishmëri më të lartë. Asnjë vendim nuk është marrë për të vendosur ndonjë forcë nga SHBA-ja në këtë moment. ShBA do të ruajë koordinimin e ngushtë me aleatët dhe partnerët, derisa vazhdimisht rishqyrtojmë qëndrimin tonë të forcës dhe marrin vendime në lidhje me lëvizjen e forcave brenda Evropës”, shtoi ai.

Vendimi për të vendosur forcat në gatishmëri vjen mes tensioneve në rritje në Evropën Lindore pasi perëndimi dhe NATO akuzojnë Rusinë se po përgatitet për një pushtim të Ukrainës.

Rusia ka grumbulluar mbi 120 mijë trupa në kufirin e saj me ish-republikën sovjetike së bashku me një vendosje masive të tankeve dhe artilerisë.

Një grumbullim i ngjashëm është parë edhe në Bjellorusi, në veri të Ukrainës. Në të dyja rastet, Rusia mohon përgatitjen për një pushtim dhe thotë se forcat e saj janë atje për manovra të rregullta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat