Do ta vizitonte Bideni, shembet ura e madhe në Pittsburgh

Amerika

Do ta vizitonte Bideni, shembet ura e madhe në Pittsburgh

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:33
Pamje nga ura e shembur

Një urë në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara u shemb vetëm disa orë para kohës kur Presidenti Biden pritej ta vizitonte qytetin për të folur rreth plantit të tij prej 1.2 bilion dollarësh për infrastrukturën.

Policia raportoi se ura e ndodhur në lagjen Frick Park u shemb rreth orës 6 të mëngjesit të premten, shkruan Daily Mail.

Disa vetura dhe një autobus u prekën nga kjo shembje, por nuk pati raportime fillestare për të lënduar.

Image
Pamje nga ura e shembur

Një medium lokal raportoi se në autobus ndodheshin tre pasagjerë dhe drejtuesi, por asnjëri nuk u lëndua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat