Rrëzohet një aeroplan privat me tetë persona në bord në brigjet e Karolinës së Veriut, policia thotë se ‘nuk ka të mbijetuar’

Amerika

Rrëzohet një aeroplan privat me tetë persona në bord në brigjet e Karolinës së Veriut, policia thotë se ‘nuk ka të mbijetuar’

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Nuk kishte asnjë të mbijetuar nga një aksident i një aeroplani privat në brigjet e Karolinës së Veriut të dielën.

Kështu së paku raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, nga ky aksident humbën jetën tetë persona, përfshirë katër adoleshentë dhe një biznesmen.

Një trup është nxjerrë nga zona dhe nuk ka “asnjë indikacion që ndonjë nga njerëzit në bord i mbijetoi përplasjes”, konfirmoi Sherifi i Qarkut Carteret të hënën pasdite.

Përpjekjet për rikuperim vazhduan pasi aeroplani Pilatus PC-12 u rrëzua katër milje në lindje të Drum Inlet.

Para se të zhdukej, aeroplani me një motor u vu re në radar “duke u sjellë në mënyrë të çrregullt”, tha Roja Bregdetare e SHBA-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat