Afër 200 të humbur nga rrëshqitja e dheut në Brazil

Amerika

Afër 200 të humbur nga rrëshqitja e dheut në Brazil

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Zyrtarët në Brazil kanë thënë se 146 persona kanë vdekur, duke përfshirë të paktën 27 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa edhe 191 të tjerë janë ende të zhdukur, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Ekipet e emergjencës në qytetin Petropolis u detyruan të pezullonin disa herë punën e tyre të shtunën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Ata thanë se ka pak shpresë për të gjetur dikë të gjallë.

E shtuna është dita e katër pas katastrofës natyrore që ka ndodhur atje. Më shumë se 900 njerëz janë strehuar në shkolla dhe strehimore.

Të shtunën, punëtorët gërmuan me lopata nëpër rrënoja dhe baltë në një mjegull të dendur. Po ashtu, janë duke ndihmuar edhe ekipet e vullnetarëve.

Kërkimet po kryhen me mjete dore dhe sharrë elektrike në zona të paqëndrueshme, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat