​Kanadaja përgatitet të vendosë sanksione

Amerika

​Kanadaja përgatitet të vendosë sanksione

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 07:22
Melanie Joly

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, ka dënuar gjithashtu njohjen e rajoneve separatiste nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ajo e ka quajtur atë “një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Ajo thotë se Kanadaja dhe aleatët e saj do të reagojnë me vendosmëri ndaj këtij mosrespektimi flagrant të ligjit ndërkombëtar dhe po përgatitet të vendosë sanksione ekonomike.

“Kanadaja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat