Nga përhapja e madhe e zjarrit evakuohen 600 shtëpi në Florida

Amerika

Nga përhapja e madhe e zjarrit evakuohen 600 shtëpi në Florida

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:15
Foto nga zjarri i madh

Banorët e 600 shtëpive në Florida Panhandle u evakuuan pasi një zjarr i fuqishëm shkatërroi dy shtëpi dhe dëmtoi 12 të tjera në një zonë që ka kaluar tre vitet e fundit duke u rikuperuar nga shkatërrimi i uraganit Michael, thanë zyrtarët të shtunën, raporton AP.

Qindra mijëra hektarë pemë të rrëzuara nga uragani i vitit 2018, së bashku me lagështinë e ulët dhe erërat e forta, kanë krijuar "stuhinë e përsosur" për kushtet e rrezikshme të zjarrit në Bay County, Florida, tha në një konferencë shtypi guvernatori Ron DeSantis jashtë një kishe në qytetin e Panamasë.

"Kjo nuk është një surprizë," tha DeSantis.

Më shumë se 200 zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës nga e gjithë Florida Panhandle punuan gjatë natës për të forcuar linjat e kontrollit dhe për të mbrojtur shtëpitë. Që nga mëngjesi i së shtunës, zjarri i Adkins Avenue prej 1,400 hektarësh ishte 30% nën kontroll, sipas Shërbimit Pyjor të Floridës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat