SHBA paralajmërojnë: Kush mbron Rusinë, ndëshkohet

Amerika

SHBA paralajmërojnë: Kush mbron Rusinë, ndëshkohet

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:05
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka dënuar deklaratën e Kinës e cila çmoi marrëdhënien e ngushtë me Rusinë, zëdhënësja e presidentit Biden paralajmëroi Kinën me sanksione nëse do të vijojë t’i mbajë t’i mbajë krahun Vladimir Putinit.

Pekini e quajti Rusinë partnerin e saj më të rëndësishëm pavarësisht reagimeve të perëndimit ndaj sulmit të Ukrainës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jens Psaki gjatë një konference për shtyp la të kuptohet se Shtëpia e Bardhë po mendon për një kundërpërgjigje ndaj Kinës, nëse Pekini shmang sanksionet ndaj Rusisë pas sulmit të Ukrainës në 24 shkurt.

Psaki: Ata nuk mund të plotësojnë ndikimin e këtyre sanksioneve. Thjesht nuk është e mundur. Tani, ne kemi parë gjithashtu Kinën të respektojë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Nëse ata nuk i respektojnë sanksionet, ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se kemi mjete për të ndërmarrë kundër Pekinit.

Kina ka mbështetur zgjidhjen diplomatike të konfliktit dhe është shprehur kundër sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Sipas Pekinit sanksionet do ta përkeqësonin situatën edhe më tej.

Në të njëjtën kohë, Psaki vuri në dukje se Pekini abstenoi kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës javën e kaluar.

Pothuajse të gjitha vendet perëndimore, përfshirë SHBA-të Britaninë e Madhe dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë pasi kjo e fundit sulmoi Ukrainën në fund të muajit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat