Zv/Sekretarja amerikane e shtetit: Vladimir Putin synon të shkatërrojë Ukrainë, por ka shenja për negociata reale

Amerika

Zv/Sekretarja amerikane e shtetit: Vladimir Putin synon të shkatërrojë Ukrainë, por ka shenja për negociata reale

Nga: M.L. Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:51
Wendy Sherman

Rusia po tregon shenja të një gatishmërie për t'u përfshirë në negociata thelbësore mbi Ukrainën, tha zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman, raporton Aljazeera përcjell "Bota sot" .

Në një intervistë me "Fox News Sunday", Sherman tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë "presion të madh" mbi presidentin rus Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim dhe për të lejuar krijimin e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të arratisen.

 “Ky presion ka filluar të ketë një efekt. Ne po shohim disa shenja për të pasur negociata reale, serioze.

Por më duhet të them se… deri më tani duket se Vladimir Putin synon të shkatërrojë Ukrainën”, shtoi Sherman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat