SHBA pas sulmit pranë Lvivit: Do të mbrojmë territorin e NATO-s

Amerika

SHBA pas sulmit pranë Lvivit: Do të mbrojmë territorin e NATO-s

Nga: M.L. Më: 13 mars 2022 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Pas sulmit në bazën ushtarake në Lviv, e cila është vetëm rreth 15 kilometra nga kufiri polak, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ripohoi detyrimin e vendeve të NATO-s për të ofruar ndihmë, shkruan srf.

Një sulm i armatosur kundër njërit trajtohet si një sulm i armatosur kundër të gjithëve”, tha zëdhënësi John Kirby për ABC.

Prandaj, forcat e SHBA-së dhe NATO-s e shtuan praninë e tyre në kufirin lindor të zonës së aleancës. Sulmi me raketa ruse në Lviv shqetëson gjithashtu popullsinë në rajonin kufitar polak. "Lufta nuk na ka ardhur kurrë kaq afër," tha një banor i Korçovas në televizionin polak.

Sipas guvernatorit rajonal të Ukrainës, Maxym Kosytskyi, më shumë se 30 raketa u lëshuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat