Biden premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Amerika

Biden premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Nga: M.H. Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:30
Dmytro Kuleba (i 2-ti majtas) nuk tha se cila ishte ndihma shtesë

SHBA ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas takimit me Joe Biden në Poloni.

"Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore," thotë ai, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore kryesisht armë amerikane është receta e suksesit në fushën e betejës.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por thotë: "Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat