​Biden: Mbetet për t'u parë nëse Rusia do t'i mbajë premtimet e saj

Amerika

​Biden: Mbetet për t'u parë nëse Rusia do t'i mbajë premtimet e saj

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:28
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot se mbetet për t'u parë nëse Rusia do të ndërmarrë ndonjë veprim për të reduktuar operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, duke shtuar se Uashingtoni dhe aleatët e tij do të vazhdojnë me sanksione të forta dhe ndihmë për Ukrainën.

"Ne do të shohim nëse ata do të zbatojnë përsëri atë që po propozojnë," u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong, raporton Reuters.

Biden vuri në dukje gjithashtu se në telefonatën e tij të martën në mëngjes me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, ishte një "konsensus" midis liderëve për "le të shohim vetëm se çfarë kanë për të ofruar”.

“Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë sanksionet. Ne do të vazhdojmë t'i sigurojmë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për t'u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër atë që po ndodh," shtoi Biden, transmeton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat