SHBA: Pilotit i bie të fikët, aeroplanin e drejton pasagjeri

Amerika

SHBA: Pilotit i bie të fikët, aeroplanin e drejton pasagjeri

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur të martën në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pilot i kishte humbur ndjenjat derisa ishte duke fluturuar me aeroplan.

E drejtimin e tij e kishte marrë një pasagjer, i cili nuk kishte përvojë në drejtimin e avionit.

Fluturakja Cessna 208, kishte arritur të aterojë suksesshëm në aeroportin e Palm Beach, pasi ishte konsultuar me kontrollorin e aviacionit.

Gjatë komunikimit, pasagjeri ia kishte shpjeguar atij se pilotit i kishte rënë të fikët.

“Kam një situatë të rëndë. Piloti im është i pavetëdijshëm dhe nuk e kam idenë se si ta drejtoj avionin. Unë shoh bregdetin e Floridës përballë, por nuk e kam idenë se ku jam”.

Kontrollori e kishte udhëzuar si ta drejtonte aeroplanin derisa të ateronte.

“Përpiquni ta ndiqni bregdetin në veri ose në jug. Ne po përpiqemi t’ju gjejmë”.

“Përpiquni t’i mbani krahët, shikoni nëse mund të filloni të zbrisni. Bëjeni shumë ngadalë”, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat