Dyshohej se “bënte plane” për të vrarë ish-presidentin Bush – autoritetet amerikane arrestojnë një burrë të lidhur me ISIS-in

Amerika

Dyshohej se “bënte plane” për të vrarë ish-presidentin Bush – autoritetet amerikane arrestojnë një burrë të lidhur me ISIS-in

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:40
George W. Bush

Një burrë i lidhur me ISIS është nën arrest për pjesëmarrjen e tij në një komplot të dyshuar për të vrarë ish-presidentin George W. Bush.

“Një shtetas irakian që jeton në Columbus, Ohio, është akuzuar federalisht për një krim emigracioni dhe për ndihmë dhe nxitje në një komplot për të vrarë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, George W. Bush”, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë për shtyp të martën, shkruan Fox News.

Deklarata shtoi se Shihab fillimisht erdhi në Shtetet e Bashkuara në shtator të vitit 2020 me një vizë vizitori dhe u paraqit për azil në mars të vitit 2021, i cili është në pritje të shqyrtimit.

Shihab, sipas Departamentit të Drejtësisë, shkëmbeu para me individë të tjerë në një përpjekje për të kontrabanduar ilegalisht shtetas të huaj në Shtetet e Bashkuara dhe në mënyrë specifike planifikoi të ndihmonte katër shtetas irakianë të hynin në Shtetet e Bashkuara përtej kufirit jugor për të ndihmuar në vrasjen e Bushit.

Dokumenti i akuzës thotë se Shihab nisi komplotin “në shenjë hakmarrjeje ndaj vdekjeve të Irakut gjatë “Operacionit Liria e Irakut”.

Është e paqartë nëse janë ndërmarrë ndonjë hap për të rritur sigurinë rreth ish-presidentit Bush.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat