“U largua nga shtëpia se i hoqëm internetin”/ Flasin familjarët e 18-vjeçarit që vrau 19 fëmijë: Nuk e dinim që...

Amerika

“U largua nga shtëpia se i hoqëm internetin”/ Flasin familjarët e 18-vjeçarit që vrau 19 fëmijë: Nuk e dinim që...

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:46
Gjyshi i Salvador Ramos, Ronaldo Reges

Mëngjesi i sotëm u përgjak në Teksas, teksa 19 nxënës të klasës së katër dhe dy mësues u vranë pas një sulmi me armë në shkollë ne tyre.

Salvador Ramos ishte ai që qëlloi me breshëri plumbash drejt fëmijëve të pafajshëm, me një armë që e kishte blerë vetëm disa ditë më parë. Familja e tij

Familja e Salvador Ramos deklaroi se nuk e kishte idenë se 18-vjeçari kishte blerë dy armë AR-15, pas ditëlindjes së tij. Vetëm 4 ditë pasi ai mbushi moshën, ai iu drejtua dyqanit të armëve, dhe duke qenë se me ligj çdo kush mund të zotërojë një armë, askush nuk e ndaloi.

Gjyshi i tij, Ronaldo Reges, tha se nuk dinte për blerjen, as ai dhe as gruaja e tij Celia, e cila u qëllua dhe u plagos rëndë nga nipi i saj.

“Po ta dija, do ta kisha ndaluar”, tha 74-vjeçari. Ai tha se nipi ishte fëmijë i qetë që nuk fliste shumë. Gjyshi tregon se djaloshi nuk e mbaroi kurrë shkollën, ndërsa ishte larguar nga shtëpia atërore për shkak se e ëma i kishte ndërprerë Wi-Fi.

Image
Salvador Ramos
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat