Salvador Ramos ‘ishte arrestuar katër vjet më parë, pasi tha se do të qëllonte një shkollë kur të mbushte 18 vjet’ – pretendon një ligjvënës amerikan

Amerika

Salvador Ramos ‘ishte arrestuar katër vjet më parë, pasi tha se do të qëllonte një shkollë kur të mbushte 18 vjet’ – pretendon një ligjvënës amerikan

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:27
Salvador Ramos

Sulmuesi i shkollës së Teksasit, Salvador Ramos, u arrestua katër vjet më parë pasi tha se kishte në plan të të “qëllonte një shkollë”, kur të mbushte 18 vjeç në vitin 2022, sipas një ligjvënësi amerikan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përfaqësuesi republikan Tony Gonzales i Teksasit ofroi detaje të reja në lidhje me masakrën e shkollës fillore Robb të premten në mëngjes.

“Ky nuk ishte thashethem. E mora këtë mbrëmë vonë: Sulmuesi u arrestua vite më parë, katër vjet më parë, pasi kishte këtë plan në thelb, për atë që tha, ‘e dini, se kur të rritem në vitin 2022, do të qëllojë një shkollë”, tha Gonzales.

Gonzales tha se autoritetet duhet ta kuptojnë se çfarë ndodhi për t’u siguruar që një skenar i ngjashëm të mos ndodhë më.

“Por nëse zbatimi i ligjit, e identifikoi atë katër vjet më parë si një kërcënim, ne duhet të kuptojmë se si ia hodhi ai”, tha ai.

Mes tjerash Gonzales potencoi se kishte përshtypjen se Ramos dhe një individ tjetër po komplotonin sulmin.

“Policia e hetoi atë e arrestoi”. Me sa e kam kuptuar ai ishte dërguar në një institucion korrektues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat