​Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Brazil

Amerika

​Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Brazil

Më: 29 maj 2022 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur lanë të vdekur të paktën 30 persona në shtetin Pernambuco në verilindje të Brazilit, thanë autoritetet.

Në Alagoas, një shtet tjetër në rajon, dy persona vdiqën kur u përfshinë nga përmbytjet e lumenjve të premten.

Më shumë se 1000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Pernambuco, thanë zyrtarët e mbrojtjes civile.

Sekretari ekzekutiv i agjencisë së mbrojtjes civile në Pernambuco, nënkoloneli Leonardo Rodrigues, tha në Instagram se rreth 32.000 familje jetojnë në zona të rrezikuara nga rrëshqitja e dheut ose përmbytjet në shtet.

Shkollat në qytetin e Recifes janë hapur për të pritur të pastrehët. Në Alagoas, qeveria e shtetit tha se 33 komuna kanë shpallur gjendje emergjente për shkak të efekteve të shirave të dendur në ditët e fundit.

Presidenti Jair Bolsonaro shkroi sot në Twitter se ekipe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Forcat e Armatosura do të dërgohen për ndihmë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat