Bizoni vret turisten amerikane që iu afrua në parkun e Yellowstone

Amerika

Bizoni vret turisten amerikane që iu afrua në parkun e Yellowstone

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:27

Një 25 vjeçare nga Ohio në SHBA u godit për vdekje nga briri i femrës së bizonit, që lëshoi trupin e saj rreth 3 metra në ajër.

Incidenti i rëndë raportohet se kishte ndodhur kur e reja i ishte afruar kafshës së egër për t’i folur ose ta prekur.

25-vjeçarja po vizitonte parkun kombëtar të Grove City, në shtetin Ohio, rreth 20 minuta larg qytetit Columbus.

Zyrtarët e parkut thanë se vajza, identiteti i të cilës nuk është publikuar, ishte afruar gati 3 metra nga bizoni femër në shëtitoren e dedikuar të parkut.

Kafsha raportohej se e kishte sulmuar me bri, duke e ngritur më shumë se 3 metra lart në ajër.

Viktima ishte trajtuar nga zyrtarët e emergjencave të parkut dhe më vonë u transferuar në rrugë ajrore drejt qendrës mjekësore të Eastern Idaho. Por kishte humbur jetën nga shpimi dhe plagë të tjera.

Dy njerëz të tjera raportohet se ishin rreth 7-8 metra larg të njëjtit bizon por nuk është e qartë nëse ishin lënduar.

Bizonët mund të peshojnë rreth 1 ton dhe janë burimet kryesore të plagosjeve në parkun e njohur natyror amerikan të Yellowstone.

Zyrtarët atje paralajmërojnë shpesh vizitorët të qëndrojnë të paktën 20 metra larg kafshëve te egra bovine, ashtu si dhe kafshëve të tjera të egra të parkut si drerët, delet e patat e egra. Ndërsa largësia e sigurisë ndaj arinjve e ujqerve rekomandohet në 100 metra.

Bizonët janë kafshë të paparashikueshme dhe mund të vrapojnë deri në 55 km në orë, por ky është incidenti i parë i këtij lloji sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat