SHBA redukton sasinë e nikotinës në cigare

Amerika

SHBA redukton sasinë e nikotinës në cigare

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar konsumin e duhanit në SHBA. Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA.    

Shtëpia e Bardhë publikoi një plan për reduktimin në nivele minimale të sasisë së nikotinës në cigaret që shiten në SHBA.

Qëllimi është të lehtësohet lënia ose parandalimi i nisjes së pirjes së duhanit.

Image
Foto ilustrim

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Sipas përllogaritjeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) numri i të vdekurve prej konsumit të duhanit ështe rreth 480,000 çdo vit.

Image
Foto ilustrim

Nisma kërkon që Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) të zhvillojë dhe më pas të publikojë një rregull, i cili ka shumë gjasa se do të kundërshtohet nga industria e duhanit.

"Nikotina shkakton varësi të madhe," tha komisioneri i FDA, Robert Califf. "Nëse i bëjmë cigaretdhe produktet e tjera të duhanit të djegshëm që të mos shkaktojnë varësi, kjo do të ndihmonte në shpëtimin e jetëve."/DW

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat