Thatësira e madhe në SHBA, ndryshime drastike në rezervuarin më të madh

Amerika

Thatësira e madhe në SHBA, ndryshime drastike në rezervuarin më të madh

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Liqeni Mead, rezervuari më i madh në Shtetet e Bashkuara që ruan ujë për dhjetëra miliona njerëz dhe hektarë të panumërt tokë bujqësore në jugperëndim, po zvogëlohet me një ritëm të frikshëm për shkak të periudhave të thatësirës.

Vizitori Adam Dailey tha: Unë kam ardhur në Liqenin Mead për rreth 15 vite me radhë dhe është disi e trishtueshme ajo që po ndodh. Por ne ende dalim dhe përpiqemi ta shijojmë atë kur të mundemi.

 “Linja e ujit dikur ishte shumë lart, dhe nuk ishte problem, kur doje të merrje një varkë, por tani nuk mundemi, niveli ka rënë shumë”, tha Zacher.

Ekspertët e motit thonë se dy dekada thatësire e kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu, kanë transformuar rezervuarin e krijuar në 1930.

Shkëmbinjtë që formojnë skajet e forta të rezervuarit ofrojnë një ilustrim të qartë se sa kanë rënë nivelet e ujit.

Studiuesit thonë se në aspektin klimatik, Liqeni Mead është si një foshnjë që ekziston për më pak se 90 vjet. Por në aspektin njerëzor, ajo po zhduket me një ritëm befasues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat