Të shtëna armësh në paradën e 4 korrikut në Illinois

Amerika

Të shtëna armësh në paradën e 4 korrikut në Illinois

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:15
Të shtëna armësh në paradën e 4 korrikut në Illinois

Parada tradicionale e 4 korrikut në Illinois është ndërprerë, pasi policia i është përgjigjur telefonatës për të shtëna me armë zjarri.

Të shtënat ndodhën në parkun Highland, ku po mbahej parada e 4 korrikut.

Mbetet e paqartë sa persona ishin atje dhe nëse ka të plagosur apo edhe të vrarë.

Një person është mbuluar me batanije në tokë, derisa pesë tjerë janë parë të përgjakur.

Në anën tjetër policia e Illinois ka bërë të ditur se të shtënat janë akoma duke ndodhur.

“Policia e Illinois po asiston në parkun Highland, ku po ndodhin të shtëna”, thuhet në kumtesën e policisë amerikane.

Gjithashtu thuhet se qytetarët janë këshilluar të shmangun zonën ku kanë ndodhur të shtënat.

Edhe zyrtarët lokalë kanë konfirmuar se policia i janë përgjigjur telefonatës dhe se të gjitha aktivitetet janë ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat