Shpërthimi në digën energjitike në Nevada xhirohet nga turistët në SHBA

Amerika

Shpërthimi në digën energjitike në Nevada xhirohet nga turistët në SHBA

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 16:38
Shpërthimi në digën energjitike në Nevada

Një shpërthim që tronditi digën gjigante Hoover Dam, në Nevada, SHBA është regjistruar në kamera nga turistë të tmerruar që panë topin e flakës dhe tymin e trashë që ngrihej nga diga monumentale.

Policia vendase konfirmoi për mediat se një shpërthim kishte ndodhur në impjanet në bazën e digës pa dhënë ende detaje të dëmeve apo plagosjeve të mundshme.

Disa njësi zjarrfikëse erdhën në vendngjarje për të shuar zjarrin që nisi pas shpërthimit në transformatorin A5.

Drejtori rajonal Jacklynn L. Gould tha se nuk kishte rrezik për ndërprerjen e furnizimit me emergji, sipas rrjetit 8NewsNow.

Diga historike është ndërtuar nga viti 1931 deri në 1936 për shpërndarje të ujërave vaditëse dhe prodhimit të energjisë elektrike nga lumi Colorado.

Ajo është një nga hidrocentralet më të mëdha në SHBA duke gjeneruar rreth 4 kilowatt-orë energji në vit.

Centrali i digës ka 17 turbina kryesore, 9 në anen e Arizona dhe tetë në krahun e Nevada.

Pamjet mund t'i shkoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat