Biden rezulton pozitiv me COVID-19

Amerika

Biden rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:49
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden ka simptoma shumë të lehta teksa bëhet e ditur se ai është i vaksinuar me të gjitha dozat dhe me dy doza përforcuese.

Tutje, sipas zyrtarëve amerikanë, Biden do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë prej nga do t’i vazhdojë detyrat e tij, teksa po merr ilaçin anti-viral, Paxlovid, shkruan BBC.

Siç bëhet e ditur, Biden nuk do t’i anulojë takimet e tij, pasi do të marrë pjesë përmes telefonit dhe platformës Zoom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat