​Pelosi u largua nga Tajvani për në Korenë e Jugut

Amerika

​Pelosi u largua nga Tajvani për në Korenë e Jugut

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:38
Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi u largua sot nga Tajvani për një vizitë në Korenë e Jugut.

Gjatë vizitës së shkurtër, të paparalajmëruar, e cila u prit me dënime të ashpra nga Kina, Pelosi premtoi solidaritet dhe vlerësoi demokracinë në Tajvan.

Ajo sot u takua edhe me një grup të vogël aktivistësh të arratisur nga Hong Kongu dhe Kina kontinentale, të organizuar nga Instituti Amerikan në Tajvan, i cili në thelb përfaqëson SHBA-në në ishull.

Kjo ishte vizita e parë e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në Tajvan që nga viti 1997.

Para Tajvanit, Pelosi qëndroi në Singapor dhe ndalesa e saj e radhës është Seuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat