Biden: Çmimi i naftës në rënie rekord

Amerika

Biden: Çmimi i naftës në rënie rekord

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka njoftuar se çmimi i naftës është duke rënë.

Biden tha se pavarësisht se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të ndodh në xhepat e qytetarëve në mbarë botën, SHBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë, duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë.

Por, ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre.

Tani çmimet janë në rënie rekorde” – tha Biden.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat