Stuhitë e forta dhe rrebeshet e shiut ‘bëjnë namin’, përmbyten kazinotë

Amerika

Stuhitë e forta dhe rrebeshet e shiut ‘bëjnë namin’, përmbyten kazinotë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:25
Las Vegas

Stuhi të forta dhe rrebeshe shiu kanë përfshirë ‘kryeqytetin’ e kazinove, Las Vegasi-n.

Uji, i cili vërshoi në rrugët e qytetit, është futur nëpër biznese të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale, siç ishte rasti i një kazinoje dhe një parkingu.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar, paralajmëroi se do të ketë reshje shiu të dendura gjatë ditëve në vijim, të cilat do të sillnin dhe përmbytje.

Si pasojë e reshjeve të dendura një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike pasi rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike mbi 17000 megavat u dëmtua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat