Shpërthim i fuqishëm në Utah, dyshohet për një meteor

Amerika

Shpërthim i fuqishëm në Utah, dyshohet për një meteor

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në pjesën veriore të Utah, që duket se bëhet fjalë për shpërthimin e një meteori.

Raportimet nga mediat amerikane për një shpërthim të fuqishëm kanë filluar të qarkullojnë nga orët e para të mëngjesit, nga banorë nga Oremi dhe Idaho që kanë shkruar në profilet e tyre se kanë dëgjuar një “bum”.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë aktivitetet sizmik apo stërvitje ushtarake.

Një banorë në Salt Lake, Wendi Melling, tha se po hapte derën e shtëpisë kur dëgjoi një zhurmë të madhe, që ajo e përshkoi si një “shpërthim tejet të fuqishëm”.

“Mendova se diçka ra në kulmi i shtëpisë, por kur dola jashtë se gjithçka ishte në rregull me pronën tonë”, shtoi Melling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat