Tri vite raporte të ngrira, Venezuela dhe Kolumbia e marrin një vendim

Amerika

Tri vite raporte të ngrira, Venezuela dhe Kolumbia e marrin një vendim

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 08:19
Armando Benedetti

Kolumbia dhe Venezuela kanë rivendosur marrëdhëniet e plota diplomatike pas një pauze trevjeçare.

Një ambasador i ri kolumbian, Armando Benedetti, mbërriti në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, të dielën, raporton Al Jazeera.

“Marrëdhëniet me Venezuelën nuk duhet të ishin ndërprerë kurrë. Ne jemi vëllezër dhe një linjë imagjinare nuk mund të na ndajë”, shkroi i dërguari i ri në Twitter.

Benedetti u mirëprit nga zëvendësministri i Jashtëm i Venezuelës, Rander Pena Ramirez, i cili shkroi në Twitter se “lidhjet tona historike na thërrasin të punojmë së bashku për lumturinë e popujve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat