Policia beson se 3 fëmijë janë mbytur nga nëna e tyre në plazhin e Nju Jorkut

Amerika

Policia beson se 3 fëmijë janë mbytur nga nëna e tyre në plazhin e Nju Jorkut

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

NJU JORK (AP) - Tre fëmijë u gjetën të vdekur në brigjet pranë shëtitores së famshme të Coney Island në Brooklyn herët të hënën dhe policia beson se ata mund të jenë mbytur nga nëna e tyre.

Trupat e djalit 7-vjeçar, vajzës 4-vjeçare dhe vajzës 3-muajshe u gjetën pas një kërkimi gati tre-orësh që filloi në orën 1:40 të mëngjesit, kur një i afërm thirri policinë, duke u shqetësuar se gruaja mund të kishte dëmtuar fëmijët e saj.

Nëna u gjet 90 minuta më vonë, zbathur dhe e lagur, 3 kilometra larg shëtitores nga pjesa e Coney Island ku ajo jetonte.

Detektivët po përpiqeshin të merrnin në pyetje gruan në zyrat e policisë lokale.

"Deri më tani, ajo nuk ka thënë asgjë," tha shefi i Departamentit të Nju Jorkut Kenneth Corey.

Kërkimet për fëmijët u intensifikuan pasi nëna u gjet e vetme. Policia dërgoi një helikopter dhe njësi detare. Fëmijët u gjetën në buzë të ujit pak pas orës 4:30 të mëngjesit në një pjesë të qetë të plazhit rreth 13 blloqe larg stadiumit ku skuadra e bejsbollit të ligës së vogël Brooklyn Cyclones luan lojërat e saj.

Përpjekjet për të ringjallur fëmijët në një spital aty pranë dështuan, tha zoti Corey.

Policia nuk i identifikoi menjëherë fëmijët apo nënën 30-vjeçare ndaj së cilës nuk ishte marrë një vendim se me çfarë akuzash penale mund të përballet.

Trupat e fëmijëve u gjetën vetëm tre blloqe larg ndërtesës së banesës së gruas, ku policia kishte shkuar fillimisht kur filloi kërkimi. Shefi i departamentit të policisë së Nju Jorkut tha se oficerët kishin kontrolluar plazhin dhe shëtitoren, kontrolluan rrugët e lagjes dhe kontrolluan spitalin lokal në kërkim të fëmijëve përpara se nëna të gjendej në trotuar.

Një mbikëqyrës sigurie për ndërtesën ku jetonin nëna dhe fëmijët tha se familja ishte zhvendosur më pak se një vit më parë. Zoti Corey tha se nëna nuk ishte raportuar më parë tek autoritetet për abuzim ose neglizhencë ndaj fëmijëve të saj./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat