Kanadaja konfirmon 1,363 raste të lisë së majmunëve

Amerika

Kanadaja konfirmon 1,363 raste të lisë së majmunëve

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Kanadaja ka konfirmuar 1,363 raste të lisë së majmunëve, duke përfshirë 38 shtrime në spital, tha Agjencia e Shëndetit Publik.

Nga rastet e konfirmuara, 656 janë nga Ontario, 515 nga Quebec, 150 nga British Columbia, 34 nga Alberta, tre nga Saskatchewan, dy nga Yukon dhe nga një nga Nova Scotia, Manitoba dhe New Brunswick, tha agjencia shëndetësore.

Shefi mjekësor i Ontarios, Dr. Kieran Moore, tha se rreziku i lisë së majmunëve është zvogëluar në mënyrë dramatike në provincën me popullsinë më të madhe, sipas raporteve të mediave lokale.

Provinca arriti kulmin në numrin total të rasteve aktive në javën e 15 korrikut, kur afërsisht 16 deri në 18 raste në ditë po identifikoheshin përmes testimit PCR, dhe numri tani është ulur në rreth një në ditë, tha Moore, duke shtuar se shumica e raste të reja ishin të lidhura me udhëtimet.

Krahina po pret që Komiteti Këshillimor Kombëtar për Imunizimin të japë udhëzime si të fillojë një strategji e dozës së dytë, thanë raportet.

Sipas ekspertëve, lija e majmunit është një sëmundje virale që mund të përhapet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar, duke përfshirë përmes përqafimeve, puthjeve, masazheve ose marrëdhënieve seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat