​Blinken: Mobilizimi i pjesshëm tregon vështirësitë e Kremlinit

Amerika

​Blinken: Mobilizimi i pjesshëm tregon vështirësitë e Kremlinit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 18:41
Antony Blinken

Vendimi i presidentit Putin për mobilizimin pjesërisht të qytetarëve rusë duke i urdhëruar ata për të luftuar në Ukrainë reflekton vështirësitë e Kremlinit në fushën e betejës, jopopullaritetin e luftës dhe ngurrimin e rusëve për të luftuar, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Putini nuk po vepron nga pozicioni i forcës, por kjo është më tepër një shenjë e dështimit të misionit të tij”, shtoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron mobilizimin e pjesshëm të forcave të armatosura ruse, i cili do të fillojë sot.

Masa erdhi një ditë pasi separatistët e mbështetur nga Moska njoftuan planet për të mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë në rajonet e pushtuara të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias, më vonë këtë javë, duke shkaktuar dënime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai erdhi gjithashtu pasi forcat ukrainase vazhduan me një varg suksesesh duke rimarrë territore të pushtuara nga Rusia që nga fillimi i luftës, në fund të shkurtit.

‘’Rusia ka mobilizuar 300 000 rezervistë për kontrollin e luftës në Ukrainë’’, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat