Stuhia Fiona godet qytetet kanadeze, shkulen pemët e shkatërrohen shtëpitë – erërat fryjnë me shpejtësi prej 120 km/h

Amerika

Stuhia Fiona godet qytetet kanadeze, shkulen pemët e shkatërrohen shtëpitë – erërat fryjnë me shpejtësi prej 120 km/h

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Stuhia shkatërruese Fiona ka lënë gjysmë milioni kanadezë pa energji elektrike, duke shkulur pemë, përmbysur rrugët dhe shkatërruar qytetin e bukur të Newfoundland, Port aux Basques.

Cikloni i shkallës së pesë siç po e cilësojnë tani nga qendra nacionale për uragane, ka goditur brigjet e qyteteve Nova Scotia, Ishujt Prince Edwards, New Bronzeweek dhe Newfoundland, ku erërat po fryjnë me shpejtësi prej 120 kilometra në orë, duke bërë që 470 mijë shtëpi të mbesin pa rrymë.

“Po shohim pamje rrëqethëse që vijnë nga Port aux Basques. Ishujt Prince Edwards, kanë pësuar dëme të mëdha nga stuhia që kurrë më parë nuk e kemi parë. Cape Branton gjithashtu është goditur sikurse edhe Quebec”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau para gazetarëve.

Moti i ligë do të vazhdojë të mbretërojë edhe në ditët në vazhdim në Kanada, ku më pas do të lëvizë në drejtim të Grenlandës dhe parashikohet që të zhduket deri në fund të javës së ardhshme.

Stuhia goditi shtëpitë që i shkatërroi dhe i dërgoi drejt detit, kurse shumë objekte të larta u mbuluan nga rrënojat.

“Po ju them, atje është tmerr”, tha një qytetar kanadez për mediat e atjeshme.

Në anën tjetër, autoritetet lokale urdhëruan evakuimin e të gjithë banorëve që jetojnë pranë detit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat