Florida paralajmërohet për katastrofë të madhe nga uragani Ian

Amerika

Florida paralajmërohet për katastrofë të madhe nga uragani Ian

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar shtetin që të përgatitet për një “katastrofë të madhe” të mundshme pasi uragani i kategorisë së dytë Ian mbledh fuqi në Karaibe.

Erërat e forta filluan të godasin bregun jugor të Kubës mbrëmjen e së hënës. Ian pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës të mërkurën. Rruga e saktë e uraganit është e pasigurt, por guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi për ndikime të mëdha në të gjithë shtetin.

Banorët kanë grumbulluar ushqime, ujë, ilaçe dhe karburant.

Disa pjesë të shtetit nuk kanë parë një uragan të këtyre përmasave për rreth një shekull.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha se pret “forcim të shpejtë” nga Ian gjatë 48 orëve të ardhshme, ndërsa ai shkon në veri nga vendndodhja e tij aktuale 130 në perëndim të Kubës.

Ky është një uragan vërtet i madh,” tha guvernatori i Floridës në një konferencë shtypi të hënën, duke u kërkuar banorëve që “të qëndrojnë të qetë”, por “bëni atë që ju nevojitet për të qenë të përgatitur”.

Guvernatori shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për të gjithë Florida gjatë fundjavës dhe ka aktivizuar 5,000 trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me përpjekjet e ndihmës./A2/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat