​SHBA nuk e njeh aneksimin e territoreve nga Rusia në Ukrainë

Amerika

​SHBA nuk e njeh aneksimin e territoreve nga Rusia në Ukrainë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se SHBA dhe aleatët e saj nuk do ta njohin kurrë aneksimin e territorit të Rusisë në Ukrainë.

“Ne dhe shumë vende të tjera e kemi bërë të qartë. Ne nuk do ta njohim, nuk do ta njohim kurrë aneksimin rus të territorit ukrainas”.

Kështu tha Blinken në konferencën për shtyp.

Separatistët pro-ruse në Ukrainë shpallën rezultatet e para të referendumit për aneksimin e republikave Donetsk dhe Lugansk, si dhe rajonet Zaporozhzhia dhe Kherson në Rusi, sipas të cilit shumica votoi "pro".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat