Uragani Ian vret dy persona në Kubë

Amerika

Uragani Ian vret dy persona në Kubë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Uragani i shumëfolur Ian tashmë ka lënë dy persona të vdekur në Kubë.

Përveç vdekjeve të shkaktuar, ky uragan ka dëmtuar edhe rrjetin e energjisë elektrike, kështu duke lënë komplet ishullin pa rryme, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Të dy vdekjet ndodhën në provincën perëndimore të goditur rëndë, Pinar del Rio, ku një grua vdiq pasi një mur u shemb mbi të dhe një burrë vdiq pasi çatia e tij ra mbi të, thanë media shtetërore.

Të mërkurën, ekuipazhet nxituan për ta rikthyer energjinë për qytetarët kubanë që humbën energjinë elektrike ndërsa Ian goditi rajonin perëndimor me erëra të forta dhe stuhi të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat