​23 të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në brigjet e Floridës

Amerika

​23 të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në brigjet e Floridës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një varkë kubane me emigrantë është fundosur në brigjet e Floridës mes uraganit Ian, ka thënë Patrulla Kufitare e SHBA.

Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për 23 persona të raportuar të zhdukur.

Katër emigrantë kubanë arritën të notojnë në breg pasi varka e tyre u mbyt për shkak të motit. Ata janë dërguar në spital, thanë mediat lokale.

Stuhia goditi për herë të parë në Kubë dje, duke ndërprerë energjinë për miliona njerëz dhe duke goditur pjesët perëndimore të ishullit me erëra të forta dhe përmbytje.

Dy persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë në provincën e goditur rëndë të Pinar del Rio.

Një grua vdiq pasi u shemb një mur mbi të dhe një burrë vdiq pasi çatia i ra mbi të, thanë media shtetërore, raporton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat