Uragani Ian rrëmben veturën McLaren në vlerë mbi 1 milion dollarë

Amerika

Uragani Ian rrëmben veturën McLaren në vlerë mbi 1 milion dollarë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një McLaren P1 është marr nga uji në një rrugë të Napolit pasi Ian po vazhdon të godasë Floridën.

Stuhia ka shkatërruar shtetin në 24 orët e fundit, duke lënë një gjurmë shkatërrimi të plotë pas sak.

Autoritetet në Florida kanë paralajmëruar se viktimat do të jenë ‘në qindra’ pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura dhe 2.5 milionë janë pa energji elektrike.

Një burrë nga Florida, i quajtur Ernie, i cili u prek nga stuhia ndau pamjet e humbjes së tij të rëndë, ndërsa McLaren P1 i tij i sapo blerë u përfshi në ujërat e përmbytjeve, u rrëmbye nga garazhi i tij dhe poshtë rrugës së rrethuar me rezidencë e cila tani i ngjan një lumi të urishëm.

Thuhet se çmimi i tij ishte mbi 1 milion dollarë kur doli për herë të parë në shitje.

Të mërkurën në mbrëmje, Ernie ndau foto të lagjes së tij të shkatërruar nga uragani në Florida në Napoli, ku rrugët ishin kthyer në lumenj. Garazhi i tij – ku ishin vendosur McLaren P1 dhe Rolls Royce, u përmbyt plotësisht dhe të dy automjetet u zhytën nën ujë.

Në postimin e tij më të fundit, vetëm pjesa e sipërme e McLaren P1 me ngjyrë të verdhë të ndezur mund të shihet teksa notonte në rrugë, transmeton Klankosova.tv.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat