SHBA, rreth 30 të vdekur nga uragani Ian

Amerika

SHBA, rreth 30 të vdekur nga uragani Ian

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në shtëpitë e përmbytura në Florida. Shteti u godit në fillim të kësaj jave nga uragani Ian, një nga më të fortët që kanë goditur ndonjëherë vendin.

Pas Floridës, stuhia goditi të premten Karolinën e Jugut. Autoritetet thanë se po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia.

Uragani Ian e ka humbur forcën dhe është shndërruar në një stuhi tropikale që po lëviz aktualisht nëpër disa pjesë të Karolinës së Veriut dhe shtetit të Virxhinias.

Stuhia e fuqishme terrorizoi me miliona njerëz gjatë pjesës më të madhe të javës. Zyrtarët thonë se uragani ka shkaktuar të paktën 27 të vdekur në Florida dhe tre vdekje në Kubë. Por ata shtuan se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat