E dhimbshme, gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familje në Kaliforni - mes tyre një foshnje

Amerika

E dhimbshme, gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familje në Kaliforni - mes tyre një foshnje

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 10:09
Viktimat

Katër anëtarë të një familjeje në Kaliforni, duke përfshirë një foshnjë tetë muajshe, u gjetën të vdekur në një zonë rurale të mërkurën pasi u rrëmbyen në qytetin Merced të hënën, sipas autoriteteve lokale.

Viktimat u identifikuan si Aroohi Deri(foshnja), e cila u rrëmbye së bashku me nënën e saj, Jasleen Kaur, 27 vjeç, babain e saj, Jasdeep Singh, 36 vjeç dhe xhaxhain e foshnjës, Amadeep Singh, 39 vjeç.

Policia thotë se të katërt u rrëmbyen të hënën në mëngjes në kompaninë e kamionëve të familjes në Merced, rreth 150 milje në lindje të San Jose.

“Sonte u konfirmua frika jonë më e madhe. Ne gjetëm trupat e katër personat të rrëmbyer ”, tha për mediat sherifi i kontesë Merced, Vernon Warkey.

Ende nuk dihet motivi i krimit.

Autoritetet thanë se Jesus Manuel Salgado, 48 vjeç, është i dyshuar për vrasjen e familjes dhe ndodhet në paraburgim. Ata po përpiqeshin të flisnin me Salgado, i cili u shtrua në spital pasi u përpoq të vriste veten përpara se të arrestohej, nëse ndonjë person tjetër ishte i përfshirë, tha Warkey gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes.

“Jemi të shkatërruar. Jemi të tronditur. Ne po vdesim çdo moment”, tha një i afërm i familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat