Kandidati për kongresmen publikon pamje duke kryer marrëdhënie seksuale: Të legalizojmë prostitucionin

Amerika

Kandidati për kongresmen publikon pamje duke kryer marrëdhënie seksuale: Të legalizojmë prostitucionin

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:47
Kandidati amerikan për Kongresin e Manhatanit, Mike Itkis

Kandidati amerikan për Kongresin e Manhatanit, Mike Itkis duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar disa vota.

Këtë e ka vërtetuar sot duke publikuar një video pornografike të tij, me një aktore filmash për të rritur, Nicole Sage.

Sipas mediave amerikane, një akt i tillë nga Itkis është bërë pasi ai kërkon të legalizojë prostitucionin.

Politikanët në përgjithësi duan të fshehin publikimin e videove të tilla, por Itkis është shprehur shumë i emocionuar, pasi kjo i shkon përshtat qëndrimit të tij për legalizimin e prostitucionit.

“Nëse do të flisja vetëm për legalizimin e prostitucionit, nuk do të tregonte përkushtimin tim ndaj çështjes,” i tha ai City & State . “Dhe fakti që e bëra në të vërtetë ishte një përvojë e madhe mësimore dhe në fakt ndikoi në artikujt në platformën time.”

Ai tha se e postoi videon, të titulluar “Bucket List Bonanza”, në një uebsajt të njohur pornografik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat