​Bora “varros” perëndimin e Nju Jorkut, shkon deri në 2 metra

Amerika

​Bora “varros” perëndimin e Nju Jorkut, shkon deri në 2 metra

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 23:52
Ilustrim

Stuhi dëbore po bien për të dytën ditë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut , në zonën më të madhe të Buffalo , duke shkaktuar kaos trafiku dhe dëmtime në infrastrukturë.

Rajoni regjistroi një reshje të paprecedentë bore për muajin nëntor , e cila madje vjen relativisht herët në dimër. Në dy vende matjet treguan, brenda 48 orëve, përkatësisht 195 dhe 182 centimetra , pa përfunduar fenomeni.

Dukshmëria në pjesë të mëdha të rrjetit rrugor është pothuajse zero, duke e bërë pothuajse të pamundur udhëtimin. Ndërkohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Buffalo janë anuluar dhjetëra fluturime.

Paralajmërimet e motit janë në fuqi për 6 milionë njerëz që jetojnë në brigjet e Liqeneve të Mëdha në Erie dhe Ontario, në zonën më të madhe të Buffalo. Mesazhi është i qartë: Mos dilni nga shtëpia për asnjë arsye, raporton CNN.

Ndërkohë dy shtetas kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve në zemër teksa pastronin banesat e tyre. Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët se puna e pastrimit është shumë e rëndë dhe sfilitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat