Gjashtë të vdekur në një dyqan në Virxhina

Amerika

Gjashtë të vdekur në një dyqan në Virxhina

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Policia në shtetin Virxhinia po heton të shtënat me armë në një dyqan të kompanisë Walmart mbrëmjen e së martës që la të paktën gjashtë të vdekur.

Zyrtarët e qytetit Chesapeake thanë të mërkurën se policia kishte konfirmuar numrin e viktimave dhe se autori i sulmit po ashtu kishte vdekur.

Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime se si vdiq autori i sulmit apo rrethanave që çuan në atë situatë. Ndërkohë pritet që autoritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Kompania Walmart tha përmes një deklare shtypi se ishte e tronditur nga ngjarja tragjike. Firma tha se po punonte ngushtë me organet e rendit ndërsa po ofronte mbështetje për punonjësit e saj.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas një sulmi me armë në një klub nate që frekuentohet nga pjestarë të komunitetit LGBTQ në Kolorado Springs që la pesë të vdekur dhe 18 të plagosur./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat