Kaos në qytet pas arrestimit të kreut të kartelit në Meksikë

Amerika

Kaos në qytet pas arrestimit të kreut të kartelit në Meksikë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Të shtënat me armë kanë shpërthyer në qytetin kufitar meksikan të Nuevo Laredo, duke shkaktuar anulimin e orëve të mësimit dhe një këshillë nga Konsullata e SHBA për t’u strehuar në një vend më të sigurt.

Sipas mediave të huaja, presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se të shtënat të hënën erdhën si përgjigje ndaj arrestimit të një drejtuesi të kartelit, por nuk dha detaje.

Qyteti ka qenë prej kohësh i dominuar nga një degë e bandës së vjetër Zetas.

Ndërkohë konsullata e SHBA-së në Nuevo Laredo anuloi takimet për viza për atë ditë.

“Ka një situatë emergjente në Nuevo Laredo pas një operacioni arrestimi. Ka raportime për të shtëna me armë zjarri në shumë lokacione në qytet…”, ka thënë konsullata.

Një oficer ushtarak, i cili nuk ishte i autorizuar të citohet me emër, tha se i dyshuari ishte një udhëheqës i skuadrës famëkeqe të vrasësve të kartelit verilindor “Trupat e Ferrit”.

Ajo skuadër vepron si një krah zbatues i kartelit dhe shpesh është ngatërruar me forcat e zbatimit të ligjit dhe ushtarake.

Oficeri e identifikoi të arrestuarin si Heriberto Rodríguez Hernández, i njohur me pseudonimin e tij “Negrolo” ose “Negro 35”. Negro do të thotë “i zi” në spanjisht, por është e paqartë nëse pseudonimi i referohet racës së tij.

Përveç këtyre, edhe shërbimet e autobusëve ndaluan së punuari, njoftoi kryebashkiakja Carmen Lilia Canturosas “për shkak të situatës në qytet”.

Ajo raportoi “situata rreziku në pika të ndryshme të qytetit”.

Sidoqoftë, nga mesdita e së hënës, kryebashkiaku shkroi në Twitter “situata në qytet ka filluar të normalizohet”.

Shumë kartele në Meksikë reagojnë ndaj arrestimit të anëtarëve kryesorë duke krijuar kaos, ose për të shmangur ndalimin ose transferimin e të dyshuarve, ose për t’i bërë presion autoriteteve për t’i liruar ata.

López Obrador tha se i dyshuari tashmë ishte dërguar në Mexico City.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat