Një burrë rrihet dhe grabitet duke shkuar te makina e tij, pak sekonda pasi bleu 300 iPhone në një dyqan Apple në New York

Amerika

Një burrë rrihet dhe grabitet duke shkuar te makina e tij, pak sekonda pasi bleu 300 iPhone në një dyqan Apple në New York

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Një burrë në Shtetet e Bashkuara bleu 300 iPhone 13 s dhe u grabit në dalje. Grabitës të paidentifikuar i vodhën viktimës gjysmën e celularëve.

Burri i paidentifikuar shkoi në dyqanin e famshëm Apple në New York City , SHBA, dyqani Apple Fifth Avenue që është hapur 24 orë në ditë.

Viktima, i cili doli nga dyqani rreth orës 01:45, doli me 300 iPhone në tre çanta dhe filloi të ecë drejt makinës së tij.

Dy burrat, të cilët dolën nga një automjet duke iu afruar burrit, i kërkuan që ai t’u jepte çantat.

Mes grabitësve dhe personit që nuk ka dashur të japë telefonat ka shpërthyer sherri. Më pas hajdutët morën një nga çantat e burrit duke e rrahur dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Ekipet e policisë njoftuan se në çantë ndodheshin 125 iPhone 13 me vlerë 95 mijë dollarë.

Mësohet se viktima, e cila është goditur me grusht në fytyrë, ka pësuar lëndime të lehta dhe pas ndërhyrjes së parë në vendngjarje ka dalë nga spitali.

Nga autoritetet u njoftua se burri blen rregullisht një numër të madh iPhone dhe i shet telefonat në dyqanin e tij.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka nisur një hetim për grabitjen

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat