Së paku 24 të vdekur në SHBA nga i ftohti arktik

Amerika

Së paku 24 të vdekur në SHBA nga i ftohti arktik

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:24
SHBA

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në SHBA pasi acari nga Arktiku po vazhdojnë të përfshijë pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.

Zona e goditur më keq ka qenë Buffalo, në veri të Nju Jorkut, ku u regjistruan shtatë vdekje të lidhura me motin dhe erërat e forta kanë penguar përpjekjet e shpëtimit.

Stuhia ka bërë kërdinë prej ditësh. Mbi 250,00 shtëpi dhe biznese në SHBA mbetën pa energji herët të dielën.

Shtrirja e kushteve të stuhisë ka qenë e paprecedentë, duke u shtrirë nga Kanadaja e deri në jug, në Teksas.

Stuhia dimërore e “ciklonit bombë” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin në të gjithë vendin, raporton BBC.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të mbërrijnë te familjet e tyre në Krishtlindje.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Buffalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese e Buffalos.”

Disa nga shtatë të vdekurit në zonë u gjetën në makina dhe grumbuj bore, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, ekzekutivi i qarkut Erie, Mark Poloncarz.

Vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado.

Më shumë se 273,000 konsumatorë në gjashtë shtete të New England dhe 169,000 në Karolinën e Veriut mbetën pa energji të shtunën pasdite, sipas rrjetit CBS.

CNN vlerësoi numrin e shtëpive dhe bizneseve të prekura në 250,000 të dielën.

Shteti perëndimor amerikan i Montanas është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -45C.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebecu po mbajnë peshën kryesore të stuhisë.

Në Quebec pothuajse 120,000 konsumatorë ishin pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë se do të duhen disa ditë që disa shtëpi të rilidhen në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat