Deshi të rrëmbente fëmijën para syve të nënës së tij në New York, kalimtari i rastit reagon – doli të jetë ekspert i arteve marciale

Amerika

Deshi të rrëmbente fëmijën para syve të nënës së tij në New York, kalimtari i rastit reagon – doli të jetë ekspert i arteve marciale

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Amerikani Bryan Kimsley po shëtiste i qetë me të dashurën nëpër sheshin Meddison në New York, ku hasi në një burrë të panjohur që tentonte të rrëmbente një fëmijë, të cilin e ëma e kishte nxjerrë për shëtitje.

Kështu vendosi të reagojë dhe të parandalojë rrëmbimin, duke përdorur aftësitë e tij luftarak në jiu-jitsu dhe fitoi epitetin e heroit.

Shëtitja e qetë me të dashurën befasisht u shndërruar në kaos, kur Bryan pa gruan duke bërtitur derisa një burrë i panjohur tentonte t’ia rrëmbente fëmijën në karrocë.

Gruaja nuk mund të mbrohej pasi me të ishte edhe një fëmijë. Ai aty reagoi, duke marrë parasysh se rrëmbyer për pak sa nuk arriti t’ia rrëmbej foshnjën.

Bryan menjëherë u nis në sulm duke përdorur aftësitë e tij luftarake – pra prej mjeshtrit të stilit luftarak brazilian jiu-jitsu, duke e “mbështjellë” rrëmbyesin të cilin e mbajti në tokë derisa u shfaq policia.

“Fillimisht e përplas me knockdown, më pas e kam kapur për fyti. E kam mbajtur  fort që të mos mund të lëvizë. Nuk kam dashur ta lëshojë dhe t’ia mbathë pa pasojë”, tha Bryan, duke përshkruar momentin sesi kishte arritur ta ndalë rrëmbyesin.

“Aftësitë e mia luftarake më ndihmuan ta neutralizojë burrin – në këtë rast ta kontroll sikur të ishte një bebe”, shtoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat