Momenti kur polici amerikan goditet nga një veturë derisa ndihmonte një shofer tjetër në një autostradë në Iowa

Amerika

Momenti kur polici amerikan goditet nga një veturë derisa ndihmonte një shofer tjetër në një autostradë në Iowa

Më: 15 mars 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Policia amerikane ka publikuar pamjet e një kamere të vendosur në uniformën e zyrtarit policor, i cili goditet nga një veturë në autostradë.

Polici po bisedonte me një shofer në një rrugë të mbuluar me borë në Iowa, i cili nga ai kishte kërkuar ndihmë, kur një veturë u fut në hapësirën ku po qëndronte polici dhe e goditi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar mavijosje në kraharorin e djathtë ka njoftuar zyra e sherifit në Dallas, Teksas.

Pas këtij incidenti, policia i ka bërë apel të gjithë shoferëve të ulin shpejtësinë kur shohin policinë në rrugë, dhe të jenë më të kujdesshëm në rrugët e mbuluara më borë.

E përplasja e policit me gjasë ndodhi si pasojë e rrugëve të mbuluara me një shtresë të hollë akulli, që i pamundësoi shoferit të frenojë dhe të parandalojë goditjen. 

Videon e plot mund ta ndiqni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat