SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin

Amerika

SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin

Më: 17 mars 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

SHBA, sipas mediave mendon eventualisht ndalimin e aplikacionit kinez mjaft të popullarizuar TikTok. Gjithnjë e më shumë vende po e ndalojnë përdorimin e këtij kanali në celularët zyrtarë të institucioneve publike.

Qeveria në Uashington kërcënon me ndalimin e TikTok në mbarë vendin, në rast se kjo video-platformë nuk shkëputet nga koncerni kinez amë Bytedance. Qeveria e SHBA.së i ka kërkuar pronarit kinez të TikTok, që aksionet e veta të aplikacionit të videove të shkurtëra t'i shesë ose duhet të llogarisë me një ndalim në SHBA, vuri në dukje sipërmarrja. Zyra presidenciale në SHBA refuzoi të japë deklaratë. 

Tiktok dhe Pekini ndihen të sulmuar me pa të drejtë

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, javën e ardhëshme do të paraqitet në Kongresin e SHBA-së. Në një njoftim në media kjo sipërmarrje e merr në konsideratë një shkëputje nga Bytedance si një mundësi e fundit për të shmangur rezervat e sigurisë që ka SHBA.

Bytedance konfirmoi, se 60 përqind e aksioneve janë në duar të investitorëve global, 20 përqind në posedim të punonjësve dhe 20 përqind në duart e themeluesit. TikTok theksoi, se nuk e konsideron veten si bijë të një sipërmarrjeje kineze, sepse aksionet e Bytedance janë me shumicë në duar të investitorëve perëndimorë dhe selia zyrtare e firmës ndodhet në ishujt Cayman.

Sipërmarrja dhe koncerni amë Bytedance përballen me kritika në mbarë botën për shkak të afërsisë me qeverinë e Kinës. Autoritetet e sigurisë druajnë, se Republika Popullore e Kinës shfrytëzon të dhënat personale të përdoruesve ose abuzon me të për të manipuluar opinionin publik. TikTok dhe qeveria kineze vazhdimisht i kanë hedhur poshtë këti kritika.

Në SHBA ka shqetësime si tek republikanët ashtu edhe tek demokratët e presidentit Joe Biden, se autoritetet kineze dhe shërbimet sekrete përmes TikTok mbledhin informacion për amerikanët ose mund t‘i influencojnë ata. Megjithatë ndalimi në SHBA është i lidhur me pengesa të mëdha ligjore. Përpjekja e ish-presidentit Donald Trump, gjatë mandatit të tij për ta ndaluar TikTok dështoi në gjykatat e SHBA-së.

Britania e madhe e ka ndaluar TikTok në celularët zyrtarë

Tani nëpunësve britanikë të shtetit u duhet ta shuajnë nga celularët e tyre të punës aplikacionin TikTok. Ndalimi i këtij aplikacioni ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm, deklaroi ministri Oliver Dowden (16.03.2023). Me këtë vendim qeveria britanike iu përgjigj rekomandimit të Autoritetit kombëtar të Sigurisë Kibernetike duke u bazuar në rezervat lidhur me mbrojtjen e të dhënave.Disa shtete të tjerasi SHBA, Gjermania, Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur ndalime të ngjashme ndërkohë. Edhe të punësuarit në Komisionin e BE-së nuk lejohen ta përdorin këtë platformë në telefonët celularë zyrtarë.

TikTok me mbi një miliard përdorues në mbarë botën është mjaft i preferuar sidomos nga brezi i ri. Ata mund të postojnë video të shkurtra, një algoritëm propozon video për t'u shikuar. Përdorimi i shërbimit të videove të shkurtra është shtuar ndjeshëm në SHBA edhe në radhët e përdoruesve më të moshuar të internetit. Mbi  100 milion vetë e përdorin në SHBA këtë platformë. TikTok ndërkohë u aka kaluar rrjeteve të tjera si Youtube, Twitter, Instagram dhe Facebook sa i përket kohës që konsumojnë në të përdoruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat