Momente tmerri, kamerat e shkollës së mesme në Mississippi kapin momentin kur kalon tornadoja dhe fillon të shkatërrojë gjithçka

Amerika

Momente tmerri, kamerat e shkollës së mesme në Mississippi kapin momentin kur kalon tornadoja dhe fillon të shkatërrojë gjithçka

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:34
Mississippi

Në Mississippi të SHBA-ve, një tornado e fuqishme shkaktoi dhjetëra viktima – përkatësisht mbi 26 si dhe dhjetëra tjerë u lënduan.

Ndërsa dëmet materiale vlerësohet të jenë shumë të mëdha, pasi që tornadoja që kaloi në këtë shtet në jug të SHBA-ve, shkaktoi shkatërrime të shumta.Kamerat e sigurisë brenda një shkolle të mesme kanë kapur momenti kur tornadoja kalon dhe gjithçka që ishte brenda kësaj shkolle fillon të lëvizë.

Madje edhe kabllot e instalimit të rrymës bien nga tavani, kurse kornizat me fotografi të nxënësve që ishin të varura në mure fillojnë të thyhen duke u përplasur.

Pamje të ngjashme nga tornadoja që goditi vendin janë shfaqur në rrjetet sociale, ku shiheshin shtëpitë e shkatërruara si dhe objektet e shumta afariste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat