ShBA: Gruaja dyshohet se e vrau burrin live në Facebook

Amerika

ShBA: Gruaja dyshohet se e vrau burrin live në Facebook

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:45
Kadejah Michelle Brown

Një grua nga Misisipi në ShBA po përballet me akuza për vrasje, pasi thuhet se e qëlloi për vdekje burrin e saj, teksa po debatonin në Facebook Live.

Autoritetet e Lowndes kanë bërë të ditur se i janë përgjigjur një telefonate për dhunë në familje rreth orës 7:40 të mëngjesit të së shtunës në një shtëpi në Columbus, Mississippi.

Sipas njoftimit të policisë, 28-vjeçari u gjet i vrarë nga një armë zjarri, derisa gruan 28-vjeçare, Kadejah Michelle Brown e kanë arrestuar, shkruan WTOC.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur ‘live’ në Facebook dhe bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një debati mes tyre.

Ndryshe, ata gjetën një pistoletë 9 mm në vendngjarje, së bashku me prova të tjera fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat